FSHF: Në stadium nuk do ketë tifozë serbë

451
Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë në në konferencë për mediat në kuadër të ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet më 8 Tetor, në “Elbasan Arena”. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, ka theksuar se në stadium nuk do të ketë tifozë serbë, por vetëm një grup studentor, i cili është zgjedhur në bazë të një marrëveshje. Gjithashtu, Shulku i është përgjigjur interesit të gazetarëve për shitjen e biletave onlinë, ku një numër i madh tifozësh, nuk kanë arritur të pajisen me një biletë për shkak se ky sistem nuk funksiononte, por Sekretari i FSHF, kundërshtoi këto akuza duke theksuar se janë shitur 15% të biletave. Ndër të tjera, Shulku theksoi se masat për këtë ndeshje do të jenë të rrepta dhe se klima do të jetë e ngrohtë.
Sigal