FSHF-ja nuk vonon, kalendari i Superiores më 11 korrik

63
Ditë më parë, në një bashkëbisedim të gazetës “Telegraf” me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, u mësua se Kalendari i Kategorisë Superiore për sezonin e ri 2017-2018, do të hidhej në dhjetëditëshin e parë të muajit korrik. Në vendimin që morri Komiteti Ekzekutiv, kjo kategori do të nisë në muajin shtator, ndërsa të martën do të mësohet kalendari i plotë, ndërsa për nivelet e kategorive të tjera dhe të Kupës së Shqipërisë, në FSHF qartësojnë se do të duhen edhe disa javë për të përcaktuar edhe kalendarët e tyre.