FSHF-ja njofto tifozët për ndeshjen me Turqinë: Në stadium nuk do të lejohen banerat me…

472
Sigal

Shqipëria do të luajë në orën 20:45, një ndeshje shumë të rëndësihme ndaj Turqisë. Ditën e djeshme, tifozëve shqiptarë u është bërë bllokadë dhe për më tepër iu janë marrë shajtë, banderolat dhe gjithçka tjetër që kanë nevojë shqiptarët për të krijuar atmosferë dhe mbështetje për kuqezinjtë.

 

FSHF me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se përtej gjithë insistimit dhe kërkesave të vazhdueshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, një pjesë e materialeve të tifozëve nuk mund të lejohen në stadium, pasi Turqia ka një ligj antisportiv dhe nuk lejon vendosjen e shumë materialeve në stadium.

Kështu ditën e sotme, për tifozët kuqezi që do të jenë në stadium, do të ndalohen: megafonët, banerat e ultrasve, banerat me imazhe personaloe apo veshje që nuk kanë lidhje direkte me flamurin kuqezi, siç mund të jenë ato me imazhin “Autochtonus”.

Njoftimi i plotë:

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë opinionin publik dhe të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë në stadium mbrëmjen e sotme për ndeshjen Turqi-Shqipëri, se përtej gjithë insistimit dhe kërkesave të vazhdueshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, një pjesë e materialeve të tifozëve nuk mund të lejohen në stadium. Turqia ka një ligj sportiv që nuk lejon vendosjen e shumë materialeve në stadium.

Kemi marrë konfirmimin se do të lejohen daullet për çdo grupim, flamurët shqiptar dhe shallet me logon e flamurit Kombëtar. Nuk lejohet asnjë megafon, baner ultrasësh i çdo tifogrupi, baner me imazhe personale, veshje që nuk kanë lidhje direkte me flamurin kuqezi siç mund të jenë ato me imazhin Autochtonus.

Nuk lejohen çantat e krahut dhe të shpinës, të gjithë duhet ti lënë në hotel ose në autobusat më të cilat udhëtojnë, pasi nuk është mundësuar një pike grumbullimi për ruajtjen e tyre. Lajmërojmë tifogrupet e organizuara se nisja për në stadium do të bëhet në orën 18:00, për arsye të kontrollit të rreptë që do të ushtrohet në 3 pikat e kontrollit përpara hyrjes në stadium. Brenda stadiumit do të gjeni pika shitje për freskuese dhe ushqime të shpejta.

Duke ju falenderuar për mbështetjen e pakufishme që jepni gjithmonë ekipit Kombëtar shqiptar, shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme”.

fshf