FSHF Disiplina, ka gjoba për të gjithë

81
Dje, Komisioni i Disiplinës në FSHF ka publikuar vendimet për ndeshjet e dy javëve të para të Kategorisë Superiore, të javës së parë në Kategorinë e Parë, si dhe turit të parë në Kupën e Shqipërisë. Skënderbeu, Flamurtari, Laçi dhe Partizani janë gjobitur për sjelljen e spektatorëve të tyre, ndërkohë që gjoba ka pasur dhe për Naftëtarin dhe Tiranën, por ekipet e Kategorisë së Parë mund t’i paguajnë ato me 50% ulje. Tomori e ka humbur 0-3 në tavolinë ndeshjen ndaj Bylisit në Kupën e Shqipërisë, teksa takimi në Çorovodë nuk përfundoi prej mungesës së policisë në stadium.

Ja vendimet:
KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër FC “Flamurtari”, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lekë.
FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Skënderbeu”, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lekë.
KF “Tomori”, për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër KF “Bylis”, dënohet me anulimin e rezultatit të ndeshjes dhe me humbjen në tavolinë me rezultatin 3-0 në ndeshjen me KF “Bylis”.
FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Lushnja”, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë.
KF “Naftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Turbina” , dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lekë. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.
KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Iliria”, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 50 %.
KF “Laçi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Luftëtari”, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lekë.
KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve ne ndeshjen kundër KF “Kukësi”, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lekë.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.