FSHF dënon aktin e shëmtuar që ndërpreu ndeshjen Itali-Shqipëri

503
Federata Shqiptare e Futbollit denon me forcë aktet e shëmtuara dhe aspak sportive të ndodhura të premten në mbrëmje në stadiumin “Renzo Barbera” akte të cilat sollën ndërprerjen e ndeshjes dhe rrezikuan ndjeshëm pezullimin e saj. Këto veprime tërësisht ekstremiste nga grupimi ILLYRIAN ELITE nuk kanë aspak lidhje me tifozët e shkëlqyer shqiptarë. Ajo ngjarje në sektorin e tifozëve të grupimit ILLYRIAN cënoi rëndë imazhin fantastik të tifozëve tanë të cilët gjithmonë kanë qenë në mbështetje të skuadrës duke ndjenjur afër saj me korrektësi dhe si një lojtar i 12-të për këtë ekip. FSHF nuk pajtohet kategorikisht me një anti-sportivitet të tillë në stadiumin e Palermos dhe njëherësh i transmeton skuadrës, kolegëve, tifozëve dhe mbarë qytetarëve italianë ndjesën e saj të sinqertë për incidentin e shëmtuar duke cënuar standartet, duke garantuar që episode të tilla të izoluara nuk mundet kurrsesi të lëkundin raportet e miqësive tona te përbashkëta mes dy popujve.

NE, TIFOZET SHQIPTARE ishim tifozëria më e paqtë e Evropianit dhe kudo që kishte shqiptarë kishte festë.
Federata Shqiptare e Futbollit duke u distancuar tërësisht nga veprime të tilla krejtësisht të papranueshme ka vendosur të mos japë dhe të mos shpërndajë më asnjë biletë për në stadium, anëtarëve të grupimit ILLYRIAN ELITE të cilët goditën imazhin e mrekullueshëm që prodhoi në Europian tifozëria dhe qytetaria shqiptare. Gjithashtu, të gjithë ata tifozë që janë rregjistruar në emër të këtij grupimi në FAN CLUB-in Tifozët e Kombëtares në FSHF nuk do të jenë më pjesë e këtij Fan Club-i.

Askush nuk mund ta njollosë këtë imazh as tani dhe në asnjë moment. Nderi dhe emri i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve vlejnë më shumë se cdo gjë tjetër.
Sigal