FSHF arrin një tjetër marrëveshje, bilbila nga Finlanda në futbollin shqiptar

613
Nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare, dje FSHF-ja ka informuar se, pas Luksemburgut dhe Maltës, është arritur bashkëpunimi me Finlandën, në lidhje me shkëmbimin e arbitrave në ndeshjet përkatëse. Por jo vetëm në këtë pikë, sepse sipas burimeve në FSHF, shkëmbimet e arbitrave me përvojë, si dhe ata të talenteve, do të gjykojnë në takime të veçanta në Kategorinë Superiore dhe në Kategorinë e Parë, si dhe anasjelltas. Po kështu, edhe arbitra shqiptarë do të gjykojnë ndeshje të kampionatit finlandez, në momentin që ai do të nisë. Ndërkohë, kurset e trajnimit, do të planifikohen nga të dy federatat për arbitrat e rinj, ndërsa në momentin e mundshëm, FSHF-ja do të kërkojë arbitër nga Finlanda për ndeshje të rëndësishme në Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë, në këtë sezon, dhe në vazhdimësi”, kështu shkruan FSHF-ja në faqen e saj zyrtare.
Sigal