Frikësohen danezët, mbushin plot stadiumin përballë Shqipërisë

72
Danezët u trembën sapo mësuan vendimin e CAS që i dha Shqipërisë tre pikët për ndeshjen me Serbinë.Aq shumë u “dhembi” ky vendim I Arbitrazhit nordikëve saqë trajneri Olsen deklaroi se po ndodhte dicka kundër tyre.Danimarka dhe Shqipëria janë me nga 10 pikë në grupi I dhe lajmi që vjen në faqen zyrtare të federatës daneze është se për ndeshjen e 4 shtatorit në Kopenhagen janë shitur të gjithë biletat.
Kur duhet edhe më shumë se një muaj e gjysmë nga zhvillimi I ndeshjes nordikët njoftojnë se ka një interesim të madh nga tifozët aq sa janë shitur të gjitha biletat dhe Kombëtarja e tyre do ketë mbështetjen maksimale.
Deri të premten ishin shitur mbi 31 mijë bileta kur kapaciteti I stadiumit “Telia Parken” është rreth 38 mijë por duhen llogaritur edhe tifozët shqiptarë që do jenë të shumtë por ende nuk është përcaktuar sa bileta do kenë në dispozicion tifozët kuqezi.
Interesimin më të madh tifozët danez e patën pas vendimit të CAS dhe ndeshjen e 4 shtatorit e quajnë vendimtarë.
Një zyrtar I Federatës sqaron:”Ne jemi të qartë që tifozët danezë duan ta mbështesin skuadrën dhe duan të jenë pjesë e spektaklit të futbollit.Ndeshja me Shqipërinë do të jetë një betejë e madhe dhe lojtarët do marrin mbështetjen e duhur”.
Pra danezët duan t’ua bëjnë jetën ferr kuqezinjve në Kopenhagen por djemtë e De Biasit janë profesionist dhe përballuan “mizorinë “ ballkanase të serbëve e jo më “ftohtësinë” e tifozëve danez.