Sigal

PSG është në ankth për Neymar. Braziliani u largua mes lotësh në sfidën e Kupës së Francës kundër Strasbourg, si pasojë e shumë goditjeve që mori në kavilje. Neymar është i shqetësuar pasi bëhet fjalë për të njëjtën këmbë, në të njëjtën zonë, u shpreh trajneri Tuchel pas ndeshjes së fituar me rezultatin e pastër 2-0.

Stafi mjekësor shpreson që dëmtimi të mos jetë aq i rëndë sa dukej, pasi i njëjti dëmtim një vit më parë bëri që Neymar të mbyllte përpara kohës sezonin me PSG ndërsa u vendos në pikëpyetje prezenca e tij në Botëror. Francezët do të luajnë një sfidë shumë të rëndësishme pas tre javësh, atë kundër Man.United në Champions League, mos prezenca e Neymar do të ishte një minus i madh.

Me kampionatin të hipotekuar, braziliani pritet të qëndrojë pushim për të qenë në formën e duhur për sfidën kundër United. Si gjithnjë, kundërshtarët nuk e shohin si Neymar gjërat, për ta braziliani është provokues me stilin e tij. “Kur luan në atë mënyrë duhet të marrash parasysh edhe pasojat”, u shpreh një futbollit si Strasbourg.