Frika nga sulmet terroriste – Kombëtarja e Izraelit nuk erdhi nga Rinasi me autobus, ishte kamuflim

548
Sigal

 

Rreth orës 18:30 të pasdites së sotme, Kombëtarja e Futbollit të
Izraelit mbërriti në Tiranë nga aeroporti i Rinasit nën masa shumë të forta
sigurie.

E gjithë autostrada u bllokua, ndërsa ekipi izraelit udhëtoi me dy
autobusë nga aeroporti në hotelin ku është akomoduar në qendër të kryeqytetit
shqiptar i shoqëruar nga eskorta policore, siç u raportua në të gjitha mediat.

Megjithatë, dy autobusët kanë qenë bosh dhe futbollistët kanë
udhëtuar me të tjera mjete. Gazetari i ABC News, Famur Vezaj është shprehur në
emisionin ‘Opinion’ se Kombëtarja e Futbollit të Izraelit u transportuan nga
aeroporti ‘Nënë Tereza’ drejt hotelit në Tiranë me furgonë të ndryshëm.

Ndërsa, në dy autobusët nuk kishte asnjë pjesëtar. Kjo strategji
ishte në kuadër të masave të forta të sigurisë se në ndeshjen mes Shqipërisë
dhe Izraelit do të ndodhte sulm terrorist. Për këtë ngjarje, pak ditë më parë u
arrestuan 4 persona, dy në Shkodër dhe dy në Dibër. Kjo është edhe arsyeja që u
ndryshua stadiumi ku do të luhej ndeshja, nga Shkodra në Elbasan.