Frankfurti mund Interin në 45 minutat e para, vendos Jovic

383
Sigal

Interi e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme ndeshjen e kthimit ndaj Frankfurtit në fazën  e 1/8-ve në Europa League. Në minutën e 5-të, De Vrij bën një gafë të madhe duke i dhënë mundësinë Jovic që të paraqitej përballë portierit Handanovic.

Sulmuesi i talentuar i ekipit gjerman me një goditje të bukur arriti që të nxirrte jashtë loje portierin slloven. Kujtojmë që ndeshja e parë u mbyll pa gola dhe tashmë Interit i nevojiten dy gola për të kaluar në çerekfinale.