France Veliu transferohet zyrtarisht tek Partizani

85
Franc Veliu “driblon” në momentet e fundit duke firmosur për skuadrën e Partizanit. Në një kohë kur të gjithë prisnin që qendërmbrojtësi të rikthehej tek Flamurtari, Veliu është transferuar në Tiranë duke firmosur me klubin e kuq. Mbrojtësi 27 vjeçar ka firmosur sot kontratën me 15-të herë Kampionët e Shqipërisë deri në fund të kampionatit, me opsion rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm futbollistik. Veliu do ti bashkohet skuadrës ditën e martë ,për tu vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Agostineli.