Franca u shpall kampione bote, Platini zbulon trukimin në Botërorin e 1998

1200
Sigal

Ish-kreu i UEFA-s, Mishel Platini, ka zbuluar një hile të ndodhur me shortin në Botërorin e 1998 kur Franca u shpall kampione Botë. Platini shprehet se organizatorët u kujdesën që ‘gjelat’ të mos ndesheshin deri në finale me Brazilin .

“Kur organizuam kalendarin ne bëmë një hile, – tha Platini për “France Bleu Sport”. – Nëse ne do të fitonim grupin tonë dhe Brazili do të fitonte grupin e tij, atëherë nuk do të ndesheshim bashkë deri në finale.”

Franca ra në Grupin C, ndërsa Brazili në Grupin A dhe në momentin që të dyja ekipet dolën në vendin e parë, plani i vendasve u quajt i suksesshëm.

Platini, që ishte kryetari i komitetit organizativ të atij botërori, shtoi: “Punuam gjashtë vjet për të organizuar këtë veprimtari dhe normalisht përdorëm këtë hile të vogël. Si mendoni se vendet e tjera organizatore nuk e kanë bërë në të kaluarën? Francë-Brazil ishte finalja që të gjithë donim. Realizuam një ëndërr.”

Në atë Botëror të organizuar në Francë vendasit mposhtën 3-0 ‘seleçaon, në një finale e cila ka dritëhijet e saj për arsyen se futbollistët e Brazilit çuditërisht shfaqën probleme shëndetësorë gjatë dhe pas ndeshjes.