Sigal

Franca është kombëtarja e parë që arrin në çerekfinale të Kupës së Botës në Rusi, pasi të shtunën e mposhti Argjentinën 4-3 në 1/8 e finales.

Rreth dhjetë minuta pas fillimit të ndeshjes, Kylian Mbappe me një solo depërtim të shpejtë u pengua brenda 16-metërsisht nga Marcos Rojo, duke e fituar një penallti për Francën, raporton Gazeta Express.

Penalltinë e konvertoi në gol Antoine Griezmann duke i dhënë francezëve epërsinë.

Argjentina u kundërpërgjigj kur nuk u prit aspak, falë Angel Di Marias, i cili me një goditje të fuqishme shënoi nga largësia, pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Franca u përmbys vetëm tre minuta brenda pjesës së dytë, kur Mercado e devijoi goditjen e Lionel Messit, duke i dhënë Argjentinës epërsinë 2-1.

Megjithatë, djelmoshat e Didier Dechamps reaguan shpejtë duke barazuar rezultatin me anë të mbrojtësit të djathtë, Pavard, i cili me gjysmë vollei shënoi për 2-2, në minutën e 57-të.

Nga këtu e tutje ishte koha e adoleshentit të talentuar të Francës, Kylian Mbappes, i cili shënoi dy herë në minutat 64 dhe 64 për ta fundosur Argjentinën.

Argjentina e zgjuar nga gjumi me vonesë, pasi shënoi përmes Kun Agueros në minutën e tretë të kohës shtesë.

Në fund Franca fitoi 4-3.