FOTOLAJM/ Presidenti Ilir Meta dhe kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana shkrepin foto pas ndeshjes Shqipëri-Itali

637
Presidenti Ilir Meta pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – Itali, ka dalë në foto me kapitenin legjendar të Kombëtares shqiptare Lorik Cana. Kreu i Shtetit falenderon kapitenin dhe i shpreh mirënjohje Canës për gjithçka i dha Kombëtares, futbollit dhe sportdashësve.
Me gjithë lojën e bukur të përfaqësueses shqiptare në “Loro Boriçi” ndeshja u mbyll 0-1 në favor të Italisë. Kjo ndeshje shënoi dhe mbylljen e sfidave të Kombëtares sonë në grupin G dhe tani jemi në vendin e 3-të për në Botërorin 2018. Arbëreshi Kandreva shënoi golin në min 73’ për përfaqësuesen italiane.

Në ndeshje nuk mungonte as Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Po i pranishëm ishte edhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli dhe shumë ministra të Shqipërisë e Kosovës. Të shumtë ishin dhe personazhet e njohur.
Sigal