FOTOLAJM/ “Itali, shpirti im. Sonte unë bëj tifo për Shqipërinë”

495
E gjithë vëmendja është tek ndeshja Itali-Shqipëri, e cila ka mbërthyer pas televizorit dhe stadiumit qindra sportdashës.
Pavarësisht kësaj, ndoshta mbrëmjen e sotme disa prej emigrantëve shqiptarë mund të jenë përballë dilemave, siç ka qenë dhe tifozi në foto. Të bëjnë tifo për Italinë apo skuadrën e Kombëtares së tyre të futbollit, Kuq e Zi.
“Itali, shpirti im. Unë sonte bëj tifo për Shqipërinë”, kjo është një banderolë me një mesazh të një tifozi shqiptar, i cili pavarësisht të gjithave, ka zgjedhur kombëtaren shqiptare. Të shumtë në numër kanë qenë shqiptarët që kanë shkuar në Palermo për t’i dhënë mbështetje dhe për të bërë tifo për skuadrën Kuq e zi.
Sigal