Foto Strakosha: “Kemi lojtarë më të ardhme”

457
Sigal

Trajneri i Kombëtares U-19 flet pas fitores 1-0 në miqësoren me Kroacinë në Austri

  Pas fitores në ndeshjen e kundër ekipit të Kroacisë, Kombëtarja U-19 vijon përgatitjet në vijim të turneut miqësor që po zhvillohet këto ditë në Austri. Trajneri Foto Strakosha është shumë entuziast për ambientin në ekipin e tij. Ai dha një intervistë për mediat.

 – Strakosha, s mund ta klasifikoni këtë fitore të parë në këtë turne miqësor?

– Me disa vështirësi fillestare, pasi shumica e ekipeve të të rinjve sapo kanë filluar fazat përgatitore. Disa lojtare janë të dëmtuar, disa të tjerë nuk u lejuan të merrnin pjesë në grumbullim. Gjithsesi, besoj deri diku ia kemi arritur qëllimit  tone për këtë turne duke bashkangjitur këto ditë seancat stërvitore dhe ndeshjet miqësore. Puna ka qenë e pëlqyeshme në përgjithësi, por ka ende shume për të bërë. Patëm një paraqitje të mirë në ndeshjen e parë dhe tani jemi duke u përgatitur për ndeshjen e dyte.

– Pavarësisht fitores, a jeni i kënaqur nga skuadra dhe lojtarët?

– Kjo fitore nuk do të thotë gjithçka për ne. Ne përpiqemi që të përmirësojmë mënyrën e lojës, por gjithsesi kjo është e bashkangjitur edhe me rezultatin dhe për këto arritje po punojmë.

Të gjithë çunat, të gjithë lojtaret përpiqen të japin maksimumin, por ka vend për të dëshiruar akoma më shumë. Ka shumë punë ende për të arritur të përgatitur në momentin deçiziv, atë përpara ndeshjeve zyrtare. Duhet shumë punë dhe durim për të arritur rezultatet e dëshiruara.

– A ka elementë në këtë skuadër që mund të dallohen dhe që mendoni se do t’i shërbejnë ekipeve të tjera U-21 dhe Kombëtares?

– Them se ka mjaft elementë pozitivë që mund të pretendojnë për të ardhmen, por nuk duhet të nxitohemi për të tejkaluar moshën dhe etapat e tyre të përgatitjes dhe pjekurisë. Kam bindjen e plote që në këtë profesion ka të bëjë mbi të gjitha karakteri i futbollistit. Mosha deçizive, por edhe delikate nga U-19 deri te ekipi i Parë duhet të përfshijë edhe përgatitjen e mirë të karakterit të një profesionisti i cili duhet te jete i dedikuar, këmbëngulës dhe mbi të gjitha bashkëpunues.

– Ndeshja tjetër është ajo me Azerbajxhanin. Mund të synojmë për fitore dhe pavarësisht rezultatit, çfarë përgjigjeje prisni nga skuadra?

– Po përgatitemi për ndeshjen e radhës po me të njëjtin qellim, synim: të mundim te tregojmë një ekip kompakt, lojë të saktë të bukur, patjetër dhe pse jo, e bashkangjitur kjo me rezultatin pozitiv.

Sulmuesi brazilian shënoi sezonin e kaluar pesë gola në 12 ndeshje me Tiranën

 Gilberto zgjedh Flamurtarin dhe… detin

  Gilberto Fortunato, një nga sulmuesit më të kërkuar në merkaton shqiptare ka zgjedhur përfundimisht Flamurtarin, duke refuzuar ofertat e bëra nga Skënderbeu, Tirana e Partizani. Sulmuesi brazilian është shumë pranë nënshkrimit me skuadrën e Flamurtarit. Donatorët turq që, morën pak ditë më parë administrimit e klubit vlonjat, kanë intensifikuar bisedimet me 27-vjeçarin, i cili pritet të mbërrijë në Shqipëri brenda pak ditësh. Burime pranë drejtuesve të Flamurtarit theksojnë se është rënë parimisht dakord me futbollistin, por zyrtarizimi i tij do të bëhet vetëm kur gjithçka të ketë përfunduar dhe të mos ketë asnjë dyshim për nënshkrimin me të. Gilberto e njeh shumë mirë kampionatin shqiptar, pasi gjatë fazës së dytë të sezonit të kaluar është aktivizuar me Tiranën, duke shënuar 5 gola me 24 herë kampionët e Shqipërisë. Pasi nuk arriti marrëveshjen për rinovimin e kontratës me bardheblutë, Gilberto pranoi të hynte në bisedime me skuadrat më të mira të Superiores dhe me sa duket do të jetë Vlora destinacioni i tij i ri në Shqipëri. Por Flamurtari nuk dëshiron të ndalet në merkato, drejtuesit kuqezi janë në bisedime me elementë të tjerë cilësorë nga jashtë Shqipërisë, që pritet të konfirmohen ditët e ardhshme. Skuadra aktualisht vijon përgatitjet në Vlorë, ndërsa të Shtunën do të zhvillojë një ndeshje miqësore në Korfuz me skuadrën vendase. Sezoni i ri për Flamurtarin nis më 17 Gusht me Superkupën e Shqipërisë ndaj Skënderbeut. Flamurtari e ka fituar dy herë Superkupën (1990, 1991), ndërkohë që Skënderbeu e ka fituar atë vetëm një herë (2013), duke qenë edhe fituesi në fuqi i kompeticionit të tretë për nga rëndësia, pas kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.

  Adrian Gashi firmos më Od Gremland

 Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Ardian Gashi, largohet nga Helsinborgu për të nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me skuadrën norvegjeze Odd Gremland. Sipas medieve suedeze drejtuesit e klubit dhe lojtari vendosën më marrëveshje të shkëpusnin marrëdhëniet, pas kërkesës së 33-vjeçarit për të qëndruar pranë familjes. Drejtori sportiv i Helsingborgut, Jasper Janson u shpreh se të gjithë i janë mirënjohës Gashit për kontributin që ka dhënë në skuadër që nga viti 2010, periudhë gjatë se cilës është aktivizuar në 124 ndeshje të kampionatit Suedez. Jansson këmbëngul se largimi i Gashit nuk ka të bëjë aspak me çështjet ekonomike, por vetëm me dëshirën e lojtarit për të qëndruar më pranë familjes. Me Helsinborgun kosovari ka fituar gjithçka, një titull kampion, dy Kupa të Suedisë dhe po kaq herë edhe Superkupën e vendit nordik. Nga viti 2004 deri më 2013 Ardian Gashi është grumbulluar edhe më kombëtaren e Norvegjisë, ku është aktivizuar në 14 ndeshje.

 Henri: “Idhull duhet të jetë Myleri, jo Kristiano”

 Tieri Henri ka deklaruar se Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo nuk luajnë futboll, gjë që sipas këndvështrimit të tij e bën Tomas Myler. Sulmuesi francez që tashmë luan në kampionatin amerikan të futbollit theksoi se dy yjet aktualë të futbollit botëror bëjnë “truke”, por futbolli nuk është ky. “Futbolli është ai që luan Tomas Myler. Nëse do të kisha djalë, do i thosha të shikonte futbollistë si Myler dhe Riberi. Ajo që bën Kristiano dhe Messi i frikëson fëmijët. Ata duhet të imitojnë Mylerin”, tha ish-sulmuesi i kombëtares franceze. Henri vazhdoi me lëvdatat për sulmuesin gjerman: “Njerëzit nuk shohin atë që ka bërë Mulleri në Botëror. Mbron, sulmon, kontrollon topin kur duhet ta kontrollojë, kthehet kur duhet të kthehet dhe godet kur duhet të godasë.”