FOTO/ Roma bën goditjen e parë, “firmos” me yllin e Dinamo Zagreb

685
Sigal

Ante Coric shumë pranë Romës. Mesfushori kroat ka udhëtuar drejt kryeqytetit italian për t’i nënshtruar testeve mjekësore dhe më pas për të hedhur të zezën mbi të bardhë.

Coric u fotografua në Aeroportin “Fiumicino” në Romë këtë pasdite. Ai shoqërohej nga babai i tij dhe avokati i tij dhe do të takohet me drejtorin e Romës, Monchi këtë fundjavë për të finalizuar transferimin.

Mesfushori 21-vjeçar në të kaluarën ka qenë i lidhur me Liverpool-in, Arsenal-in dhe Manchester City-n.

Për firmën e Coric, Roma do të derdh 7 milionë euro plus bonuse në arkën e Dinamo Zagreb ndërkohë që Coric pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me vlerë pak më shumë se 1 milion euro për sezoni.