FOTO/ Pësoi të çarë në fytyrë, ja si duket Ronaldo në stërvitjen e Real Madrid

629
Ndeshja e fundit në “La Liga” ishte më pozitivja si për ekipin “galaktik” ashtu edhe për Cristiano Ronaldo-n, i cili realizoi 2 nga 7 golat. Fatkeqësisht në momentin e shënimit të njërit prej këtyre dy golave portugezi u godit në fytyrë nga me taka nga kundërshtarët.
Mjekët nxituan në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë Ronaldo-s i cili ishte tepër i gjakosur pasi kishte pësuar një të çarë jo të vogël. Më pas portugezi mori mjekimin e duhur pas përfundimit të takimit, por shenja në fytyrë është ende shumë e qartë.
Sot në stërvitjen me ekipin 32-vjeçari është parë me syrin të nxirë dhe të ënjtur, por sipas mjekëve nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi gjithçka është kalimtare.
Sigal