FOTO/ Pak minuta para nisjes së Asamblesë së FSHF, ja me kë e pi kafen e mëngjesit Armand Duka

561
Kur na ndajnë pak minuta para nisjes së Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së, ku pritet të zgjidhet presidenti që do drejtojë këtë institucion për 4 vitet e ardhshme, Armand Duka është fotografuar duke pirë kafen e mëngjesit me presidentin e Kukësit, Safet Gjici në ambientet e resortit ku do mbahen zgjedhjet në Durrës.

Sot në orën 09:00 do të mbahet në Durrës Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së ku do të zgjidhet presidenti i ri dhe 11 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.
Për postin më të lartë të federatës konkurrojnë 3 kandidatë, Armand Duka, i cili udhëheq prej 16 vitesh, deputeti Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala.


Sigal