FOTO/ Një mbrojtës për Lazio-n, ja kush është goditja e Igli Tares

148
Lazio ka zyrtarizuar një përforcim në mbrojtje për pjesën e mbetur të kampionatit. Këtë herë, drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare, ka vënë në dispozicion të ekipit një futbollist me shumë përvojë që në të kaluarën është aktivizuar edhe me Juventusin e Barcelonën. Bëhet fjalë për Martin Caseres.
Klubi i presidentit Lotito ka blerë uruguaianin, i cili ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare, me mundësinë e zgjatjes së saj. Caseres do të jetë në dispozicion të trajnerit Inzaghi që në ndeshjen e radhës me Chievo-n.