FOTO/ Nervozohet Guardiola, godet karrigen në mes të lojës. Zbulohet shkaku

492
Sigal

Pep Guardiola është një perfeksionist, që kërkon edhe detajin më të vogël, dhe këtë nuk lë rast pa e treguar.

Diçka e tillë, ndodhi edhe gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Mançester Sitit dhe Atalantës. Në minutën e 40-të, Guardiola thirri mbrojtësin Xhon Stouns që të futej nga stoli, kur Rodri u dëmtua.

Edhe pse i kishte thënë menjëherë Stouns që të bëhej gati, lojtari po vononte disa sekonda, ndërkohë që Guardiola, në pamjet e kapura, dukej tejet i inatosur, saqë në një moment goditi edhe një prej ulëseve përpara Otamendit, dhe David Silva e Stouns që gjendeshin aty, u habitën me spanjollin.

Pas ndeshjes, mbrojtësi Stouns shpjegoi: “Kisha vendosur palestrinat, por më duhej që t’i rregulloja më mirë në këmbë të ishin të rehatshme. Por, sekondat janë thelbësore në fushë, dhe kjo është ajo që Guardiola kërkon”.