FOTO/ Modriç lojtari më i mirë i botës, kush është legjenda që “qau si fëmijë” pas fjalëve prekëse

461
Sigal

Ylli i Kroacisë Luka Modriç u shpall lojtari më i mirë i vitit nga FIFA ditë e djeshme. Sigurisht kjo ishte një ditë e madhe për të por edhe për futbollin kroat.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve iashte dhe ish-legjenda e futbollit kroat Zvonimir Boban i cili nuk i ka mbajtur dot lotët kur Luka Modriç mori çmimin dhe u shpreh “Dua ta falënderoj idhullin tim, kapitenin e Kroacisë në Kupën e Botës 1998 dhe frymëzimin tim të madh, Zvonimir Bobanin, i cili na ka frymëzuar për të bërë gjëra të mëdha në Rusi”, tha Modriç.

Pas këtyre fjalëve Boban ka shpërthyer në lot.