FOTO/ Messi dhe Ronaldo në një ekip së bashku, publikohet formacioni i vitit

546
Sigal

Sigurisht që asnjë klub nuk ka buxhete që të ndërtojë një formacion të tillë, por diçka të tillë e bën FIFA.

Në mbrëmjen që organizmi më i madh botëror i futbollit organizon për ceremoninë “The Best” ditën e sotme në “La Scala” të Milanos, është bërë publik edhe formacioni më i mirë i sezonit që lamë pas.Në të, është Reali i Madridit që dominon me 4 futbollistë, Ramos, Marselo, Modriç dhe Hazard.

Klubi madrilen nuk bëri aspak një paraqitje sezonin e kaluar, por performancat e lojtarëve duket se vlerësohen akoma.

Barcelona, Juventusi dhe kampionët e Europës, Liverpooli, janë ekipet me nga dy lojtarë.

Më poshtë, formacioni më i mirë që do të akordohet sonte në ceremoninë “The Best”. Ky ekip sigurisht që do edhe një trajner, dhe i zgjedhuri është Jurgen Klop.