FOTO LAJM/ Gazeta “Telegraf”, tashmë edhe në klubin e Juventusit

645
Sigal

Presidenti i klubit sportiv “Partizani”, i mirënjohuri biznesmen Gaz Demi, në këtë mesgushti ndodhet në Sarandë. Saranda është jo vetëm vendlindja e tij, por edhe shtëpia e dytë e klubit sportiv “Partizani”. Vetëm për një moment, që për jetën e presidentit Demi, janë momente respektuese për tifozët dhe fansat e ekipit “Partizani “ në Sarandë. Në klubin sportiv “Partizani” ishin edhe një numër i madh turistësh italianë, të cilët shfaqën dëshirën e madhe për ta shfletuar të përditshmen “Telegraf’. Jo vetëm kaq, ata morën me vete Gazetën “Telegraf” për ta vendosur te klubi më i madh italian, Juventusit. “Telegraf” tani më kapërcen kufijtë për ‘të udhëtuar’ drejt shtetit fqinj, Itali. Gazeta ‘Telegraf” ka qenë gjithmonë pranë lexuesve, duke i kushtuar hapësira të vëccanta sportit, dhe në veccanti futbollit. Pjesë e rubrikave sportive kanë qenë edhe emrat më të shquar të sportit shqiptar dhe të huaj, me intervista dhe rrëfime ekskluzive. ‘Telegraf” ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të sportit, dhe promovimit të taleneteve të reja.