Foto/ Ja sa para fiton Ronaldo nga një postim në Instagram, shuma marramëndëse

623
Fuqia e rrjeteve sociale është vënë në pah nga një raport i ri i cili thotë që çdo postim i Cristiano Ronaldos i sjell atij plot 350,000 euro.

Një studim i kryer nga Hoppers e vendos Ronaldon në listën e 10 njerëzve që fitojnë më shumënga Instagram, prapa Selena Gomez dhe Kim Kardashian. Ronaldo, që ka 104 milionë ndjekës në rrjetin social, poston rregullisht fotografi të shëtitjeve të tij nëpër botë, por jo vetëm kaq pasi ylli madrilen fiton shuma të mëdha edhe nga reklamat, modelingu plus edhe rroga marramëndëse që fiton nga klubi i Los Blancos. 
Dhe Hopper thotë se me çdo postim që ai e bën, pasuria e tij rritet dukshëm. Ronaldo është njëri nga dy atletët e vetëm në këtë listë prej 10 personave. Basketbollisti LeBron James është në vendin e 10-të, me çdo postim që duket se ia sjell atij 100,000 euro.

Sigal