FOTO/ Ja cilët janë futbollistët më të njohur të lirë në merkato

812
Sigal

Merkato e janarit sapo është mbyllur dhe që tani klubet kanë nisur të mendojnë për lëvizjet e verës së ardhshme, por gjatë këtyre muajve do të merren të konsideratë edhe futbollistët në fund kontrate. Në fakt janë të shumtë emrat e atyre që janë të lirë në këto momente dhe do të jenë të lirë në qershor, pra teorikisht mund të firmosin që sot me klube të tjera.

Emri i parë në listën e atyre që nuk kanë marrëveshje me asnjë klub dhe mund të luajnë në çdo moment ku ta shohin të arsyeshme është ai i Samir Nasri. Mesfushori 30-vjeç nga Franca sapo ka mbyllur kontratën me turqit e Antalyaspor. Ish-futbollisti i Manchester City është ai me vlerën më të madhe mes lojtarëve të lirë. I tillë ishte edhe Bacary Sagna, por mbrojtësi francez, që ashtu si Nasri ka luajtur me Arsenal dhe City, sapo ka firmosur me Benevento. Një tjetër francez është i lirë, pasi Jeremy Tolulalan, mesfushori 34-vjeçar, ka mbyllur në janar aventurën e tij me Bordeaux. Një mbrojtës gjerman për t’u marrë në konsideratë është Philipp Wollscheid, 28 vjeç, 194 cm i gjatë, i cili prishi kontratën me Metz, pasi më parë ka veshur fanellat e Stoke, Wolfsburg dhe Bayer Leverkusen.

Image result for gabriel paletta

Në Itali, 31-vjeçari Gabriel Paletta, që ka luajtur dhe me kombëtaren e Italisë, është i lirë pasi mbylli kontratën me Milan. Përvojë dhe besueshmëri garanton edhe një tjetër ish-lojtar kuqezi, Antonio Nocerino, i cili sapo ka mbyllur aventurën amerikane me Orlando City. 32-vjeçari është një mesfushor që ka një “cv” të respektueshme. Duke mbetur te “përvoja” emrat e tjerë në Serie A janë portieri Marco Amelia, 35-vjeçari që u “divorcua” me Vicenza dhe Alessandro Diamanti, 34-vjeçari që mbylli kontratat me Evergrande dhe Palermo. Nuk duhet harruar as Antonio Cassano, i cili në moshën 35-vjeçare po qëndron pushim, por ende nuk është tërhequr zyrtarisht nga futbolli. Verën e kaluar ai refuzoi mundësinë për të luajtur me Verona.

Image result for emre can

Më pas është një listë e gjatë dhe prestigjioze e “ushtrisë” me futbollistë, kontrata e të cilëve përfundon pas gjashtë muajsh dhe që në qershor 2018 do të përbëjnë një “okazion” të mirëfilltë merkatoje. Për shembull, në këtë kategori lojtarësh bën pjesë Emre Can, i kërkuar nga Juventus, i cili nuk ka rinovuar me Liverpool. Pikërisht në Premier League janë rastet e tjera më të famshme: Jack Wilshere, mesfushori 27-vjeçar i Arsenal, Luke Shaw, mbrojtësi 22-vjeçar i Manchester United. “Djajtë” janë klubi që shihet më me kujdes, duke qenë se në qershor do të jenë të lirë nga çdo lidhje kontraktuale edhe Zlatan Ibrahimovic e Marouane Fellaini. Një tjetër ekip nga ku mund të merren futbollistë të çmuar është Atletico Madrid, që do të humbasë mbrojtësin Juanfran dhe golashënuesin Fernando Torres.

Image result for yaya toure

Për një kohë të gjatë i ndjekur nga Inter, në qershor do të lirohet edhe Yaya Toure, mesfushori 34-vjeçar që do të “divorcohen” me Manchester City. Meriton vëmendje edhe Ben Arfa, mesfushori franko-tunizian i PSG dhe Max Meyer, mesfushori 22-vjeçar i Schalke. Pastaj është edhe italiani Criscito, që nga viti 2011 te Zenit dhe i kërkuar nga ekipet e Serie A në çdo seancë merkatoje. Nga 30 qershor, edhe 31 vjeçari do të jetë i lirë. Ka shumë futbollistë që verën e ardhshme nuk do të kenë kontratë në Serie A duke nisur nga dy mbrojtësit Stefan De Vrij i Lazio dhe Miranda i Inter. Duhet hequr nga kjo listë, Chiellini i Juventus, sepse bëri me dije që shumë shpejt do të rinvojë, ndërsa tërheqin vëmendjen emra të tjerë si Badelj, Asamoah, Lichtsteiner, Barzagli, Hetemaj, Santondhe Masiello. Në fund nuk duhet harruar që pas pesë muajsh, Mario Balotelli nuk do të ketë më kontratë me Nice./telesport

Image result for mario balotelli