FOTO/ Gafa e Bonucci-t, mendon se Milan-Arsenal është për Champion

641
Milan po vijon përgatitjet intensive për ndeshjen e së enjtes kundër Arsenal në “Europa League” me tifozët që deri më tani kanë bërë të tyren duke konfirmuar prezencën pasi sipas mediave italiane janë shitur afërsisht 70 mijë bileta.
Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci, duket shumë i motivuar për sfidën dhe sot ka treguar me anë të një fotoje se po stërvitet maksimalisht për të. Mirëpo në foton e publikuar prej tij në ‘instagram’ vihej re se italiani ka përfshirë “tag” zyrtar “Uefa Champions League”
Një gabim i konstatuar nga fansat të cilët ia kanë vënë në pah qendërmbrojtësit që më pas ka ka rregulluar gjithçka. Mesa duket Bonucci-t i mungon shumë “Champions League”.


Sigal