FOTO/ Eliminimi nga Liga e Kampionëve, mbrojtësi i Romës tallet me Grizmanin

583
Po tani a të pëlqen më shorti?” Pas shortit të 24 gushtit, dukej sikur ishte “fundi i botës” për Romën, e cila ndodhej në “grupin e ferrit” se bashku me Çelsin dhe Atletikon e Madridit.
Por gjerat nuk shkuan dhe aq keq për kryeqytetasit, që e mbyllen grupin në vendin e parë, duke lënë mbrapa anglezët dhe spanjollët. Ndërsa i janë prishur planet Griezman-it, i cili pas shortit kishte bërë një postim me foton e grupit dhe me mbishkrimin “Më pëlqen”.
Por pasi grupi ka përfunduar, tani është një lojtar i Romës që nuk ia ka lënë pa ia kthyer përgjigjen francezit. Ndërmjet rrjeteve sociale, mbrojtësi Huan Zhezus e ka ripublikuar postimin e Griezmanit dhe e ka komentuar kështu, “Po tani a të pëlqen më shorti?”. Postimi i mbrojtësit të Romes ka marrë shumë pëlqime, duke përfshirë këtu shokët e skuadrës Xheko, Naingolan e Pelegrini.


Sigal