FOTO/ Edhe tifozët e Tiranës me mesazh për tërmetin

256

Tifozët e Tiranës kanë dhuruar spektakël gjatë gjithë derbit me Partizanin, por mes shumë banderolave dhe koreve spikati ai për viktimat e tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.

Dhe mes dhimbjes për 51 jetët e humbura, ultrasit bardheblu nuk mund të harronin Kosovën, e cila dha një ndihmesë të jashtëzakonshme gjatë tragjedisë.

“Tërbimi i tokës, gjakun na zgjoi

Lot për kë iku, mes nesh nuk qëndroi

Po dhimbja e fortë na dha pak “liri”

Sërish e tregoi…Kosovën Shqipëri”, lexohet në banderolën e ultrasve.

Gjesti i tifozëve është shpërndarë edhe nga ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila shkruan: “Krenare që jam nga ju Tirona Fanatics. Shkollë tifozerie