FOTO/ City i mposhti në shtëpi, futbollisti i Manchester United irriton tifozët e “djajve”

540
Një futbollist i Manchester United mund të ketë zemëruar pa masë Jose Mourino-n, ndoshta dhe jo vetëm, por të gjithë tifozët e “djajve”. Ai ka pëlqyer një foto të ekipit rival, Manchester City-t, në rrjetet sociale ku këta të fundit shfaqeshin duke festuar në “Old Traffoed” pas fitores 2-1 në derbin e mbrëmjes së kaluar.
Të besuarit e Guardiolës pothuajse vranë përfundimisht garën për titull në “Premier League” pasi me 3 pikët e fituara kundër United me golat e Davis Silva dhe Otamendi e çuan në +11 diferencën me skuadrën e Mourinho-s.
Futbollisti dhe njëkohësisht talenti i Manchester United që pëlqeu foton e rivalëve është Angel Gomes.
Lojtari i kombëtares angleze Brahim Diaz postoi një foto të futbollistëve të City-t të cilët festonin të bashkuar në “Old Trafford” me diçiturën “Manchester-i është blu”. Një foto që nuk do të pëlqehej kurrsei nga një futbollist i United, por gjithsesi Gomes e ka bërë atë.
Talenti 17-vjeçar Gomes nuk është një futbollist bazë i ekipit të parë, por gjithsesi ai bëri debutimin në “Premier League” sezonin e kaluar duke u cilësuar edhe si e ardhmja e “djajve”.


Sigal