FOTO/ Akuza për mashtrimin me taksat, Ronaldo shfaqet në Gjykatë

537
Sigal

Duke buzëqeshur, me syze dielli, i qetë dhe dorë për dore me partneren Georgina. Kështu Cristiano Ronaldo mëngjesin e sotëm u shfaq në dyert e gjykatës në Madrid për seancën dëgjimore në lidhje akuzat për evazion fiskal.

Menjëherë pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Chievos në Serie A, futbollisti i Juves u nis për në Madrid, ku do të përballet në gjykatë në lidhje me akuzat e mashtrimit me taksat. Akuzat ndaj Ronaldos janë ngritur në kohën kur ai ishte pjesë e Realit të Madridit.

Ai arriti në gjykatë me një furgon të zi. Ronaldo, edhe pse rrezikon shumë, u fotografua mjaft i qeshur në hyrje të gjykatës, madje ai dha edhe disa autografe, kur zbriti nga furgoni. Mediat spanjolle sraportojnë se Ronaldo mund të marrë një dënim të majm prej 19 milionë eurosh, që është e barabartë me 24 muaj burg.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri