Fernando Alonso nuk ka bërë shumë miq gjatë viteve të tij të shumta në kampionatin e Formula 1.

Pas Christian Horner, shefi i Red Bull, kundër spanjollit ka dal dhe piloti brazilian Felipe Massa. Në një intervistë për një televizion brazilian, ish-shok i skuadrës te Ferrarit nuk i kurseu fjalët e ashpra kundër dy-herë kampionit të Formula 1:

“Me të ka qenë gjithmonë një luftë. Kur ul maskën ndryshon personin dhe në këtë mënyrë shkakton përçarje në ekip. Nëse e vëreni re, në secilën skuadër ku ai ka shkuar e ka ndarë ekipin gjithmonë në dyshë. Këtu, ky është problemi. Kam luajtur një rol shumë të rëndësishëm në historinë e Ferrarit, por edhe të vështirë. Kur u largova nga Ferrari, ndihesha i lehtësuar. Në pistë ai është një shofer shumë i shpejtë shumë i mirë për të kuptuar dhe fituar garat.”-deklaroi Massa.

Në ditët e fundit, Christian Horner, kishte gjykuar negativisht transferimin e Alonsos te Red Bull,  me spanjollin që ishte përfolur si një zëvendësues i Daniel Ricciardo:

“Është një pilot i madh por ka tendencë të shkaktojë kaos kudo që shkon. Unë nuk jam i sigurt se kjo është zgjidhja më e mirë për ne “.-përfundoi Horner.