Sigal

Në Meksikë për fitoren e dytë sezonale. Max Verstappen po kalon një moment shumë të mirë në Formula 1 për piloti i Red Bullit nuk kënaqet vetëm me podiumet.

“Në Amerikë arritëm një rezultat disi të papritur. Pas problemeve ditën e shtunë në prova, starti i garës ishte fantastik dhe pas xhiros së parë e pashë veten në 5 vendet e para”, u shpreh piloti holandez Max Verstappen, që u nis nga vendi i 15-të por në fund u rendit i dyti.

Ky është podiumi i dytë radhazi për pilotin e Red Bull, pas vendit të tretë në Japoni dy javë më parë dhe tashmë ai kërkon diçka më shumë nga gara e radhës, në Meksikë.

“Pas dy podiumeve është normale që të kërkoj një tjetër rezultat të mirë edhe në Meksikë. Madje synimi është fitorja edhe pse mund të jetë e vështirë me Hamilton që kërkon fitoren dhe titullin. Jam i kënaqur nga paraqitja e deritanishme dhe nga rezultatet e arritura. Jemi të shpejtë dhe me pak fat e kujdes mund të korrim të tjera suksese këtë sezon”, deklaroi piloti Max Verstappen, që këtë sezon ka korrur vetëm një fitore.