F1, Hamilton është kampioni i botës për të gjashtën herë, radhën e ka rekordi i Schumacher

83

Lewis Hamilton ka fituar titullin e gjashtë Botëror në Formula 1. Pilotit të Mercedes i ka mjaftuar vendi i 2° në GP të Shteteve të Bashkuara për tu shpallur matematikisht kampion e duke u afruar një trofe larg rekordit absolut të Michael Schumacher. Në Austin fitorja i ka shkuar makinës tjetër Mercedes të Bottas, me Red Bull të Verstappen që kompletoi podiumin. Ditë e errët për Ferrari: 4° Leclerc, ndërsa u tërhoq nga gara një Vettel i pafat.

Numërimi mbrapsht kishte nisur që prej kohësh dhe në Cirkuitin amerikan u ndërpre. Hamilton është kampion i botës për të gjashtën herë në karrierë, e treta radhazi. Një titull botëror që erdhi në fund të një sezoni tjetër të dominuar nga Mercedes, në të cilën kampioni i Stevenage ka cuar në shtëpi 10 fitore e 4 pole position, në një total prej 14 e 9 të arritura nga skuderia e tij.

Nota e stonuar, për një perfeksionist si britaniku, është se përsëri nuk arriti të festonte me një fitore në garën vendimtare, si ndodhi edhe në 2017 e 2018. Gjë aspak shqetësuese për Lewis, që në 2020 mund të vendosë në shënjestër atë titullin e shtatë që do ti lejonte të barazonte legjendën e Schumacher.