Ferrari ka konfirmuar largimin e pilotit finlandez Kimi Raikonen. Ish-kampioni i Botës nuk do të jetë më pjesë e skuadrës italiane të Formula 1 në sezonin e ardhshëm.

Nëpërmjet një njoftimi, italianët kanë bërë të qartë se kontrata e tij nuk do të rinovohej dhe se nga viti i ardhshëm piloti i cili do të garojë përkrah Sebastian Vettel është Charles Leclerc.

Gjatë këtyre viteve, Kimi i i ka dhënë skuadrës një kontribut thelbësor, si në aspektin e pilotimit, ashtu edhe në atë njerëzor. Me statusin e kampionit të botës, ai do të mbetet gjithmonë në historinë dhe pjesë e familjes së Ferrarit”,-shkruhej në njoftimin që zyrtarizoi “divorcin” mes palëve.

Por nuk ka vonuar përgjigjja e Kimi Raikonenit , i cili përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar largimin dhe ka zbuluar ekipin e ri. Finlandezi në sezonin e ri do të garojë për ekipin e Sauber. Raikkonen garoi me Ferrarin në periudhën 2007-2009 dhe 2014-2018. Ai u shpall kampion bote në vitin e tij të parë te Ferrari, 2007.