FORMULA 1/ Vetel triumfon në Brazil, Felipe Masa i jep fund karrierës

712
Në Çmimin e Madh të Brazilit, Sebastian Vetel është fituesi i garës së parafundit të Botërorit të Formulës 1. Një garë prestigji kjo, pasi verdiktet e sezonit janë përcaktuar me Hamiltonin kampion për pilotë, dhe Mercedesin kampion për skuderi. Dhe në këtë garë, gjermani i Ferrarit u nis nga vendi i dytë, por arriti të parakalonte finlandezin Botas të Mercedesit që në kthesën e parë, ndërsa në vendin më të ulët të podiumit u ngjit ferraristi tjetër, Raikonen, edhe pse këtij të fundit iu desh të vuante shumë në xhirot e fundit pas presionit të vazhdueshëm të britanikut Hamilton. Ishte pikërisht katër herë Kampioni i Botës, Luis Hemilton, që i dha tonin kësaj gare, pasi u nis nga bokset për të përfunduar pikërisht në vendin e katërt, një rikuperim i jashtëzakonshëm vendesh, edhe pse nuk luftonte për asgjë. Por, në Brazil kishte edhe një tjetër protagonist në hije, braziliani Felipe Massa, i cili menjëherë pas mbylljes së kësaj gare, ka njoftuar tërheqjen përfundimtare nga F1. Kështu, pas Brazilit, Botërori 2017 në Formula 1 i drejtohet garës së fundit, asaj që do të zhvillohet në Abu Dhabi të Arabisë Saudite, pikërisht më 26 nëntori 2017.
RENDITJA 
NË BRAZIL
Piloti P
1.S. Vetel 25
2.V. Botas 18
3.K. Raikonen 15
4.L. Hemilton 12
5.M. Verstape 10
6.D. Riçardo 8
7.F. Masa 6
8.F. Alonso 4
9.S. Perez 2
10.Hulkenber 1
RENDITJA E
PËRGJITHSHME
Piloti P
1.l. Hemilton 345
2.S. Vetel 302
3.V. Botas 280
4.D. Riçardo 200
5.K. Raikonen 193
6.M. Verstapen158
7.S. Perez 94
8.E. Okon 83
9.K. Sainz 54
10.F. Masa 42
Sigal