FORMULA 1/ Vetel dhe Ferrari, në Bahrein vijnë si fitues

792
Sot do të nisin provat e lira për garën e dytë të sezonit 2018 në Formula 1, ku në pistën e Sakhir të Bahreinit, pilotët dhe skuderitë do të ambientohen me pistën dhe motin e nxehtë, për të vazhduar edhe të shtunën me prova të lira e ato zyrtare, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën në ora 18:00. Në sezonin e kaluar, ishte pikërisht Sebastian Vetel i Ferrarit fitues, ku në 58 xhiro regjistroi kohën 1:29:33.283, duke lënë pas Kampionin e Botës Luis Hemilton të Mercedes. Kjo dyshe ka vite që i jep bukurinë garave, dhe së bashku me pilotin tjetër të Mercedes, Niko Rosberg, nga gara në garë jo vetëm që i ndërrojnë vendet mes tyre, por edhe kanë rritur shumë shikueshmërinë, e cila në pesë vitet e fundit ka regjistruar shifra rekord. Pas mbërritjes të mërkurën në Bahrein, piloti kandidat për ta fituar këtë xhiro, gjermani Sebastian Vetel, nuk ka nguruar të vetëshpallet fitues. “Në Bahrein ndjehem si fitues, këtë do të kërkoj ta realizoj edhe të dielën”, ka theksuar Vetel në mediet gjermane. Ndërsa anglezi Hemilton, ka preferuar qetësinë në ditën e akomodimit në Bahrein.
Programi i garës
Datë 6 prill 2018
Ora 14:00-Prova të lira
Ora 18:00-Prova të Lira
Datë 7 prill 2018
Ora 15:00-Prova të lira
Ora 18:00-Prova kualifikuese
Datë 8 prill 2018
Ora 18:00-20:10, Gara
Pista Sakhir në Bahrein
Ndërtuar në vitin 2004
Gjatësia e pistës 5.412 km
Numri i xhirove 57
Distanca 308.238 km
Fituesi i parë në 2005
Pedro De La Rosa 1:31.447
Sigal