Formula 1, Nico Rosberg i pari në Çmimin e Madh të Austrisë

393
Nicko Rosberg ka fituar Çmimin e Madh të Austrisë, duke mposhtur rivalin e skuderisë Ljuis Hamilton dhe duke shkurtuar distancën në renditje me britanikun, që tashmë kryeson Botërorin me vetëm 10 pikë avantazh.
Gjermani ruajti një ritëm të jashtëzakonshëm, duke vënë në vështirësi Hamiltonin, që vuajti edhe një penalizim prej 5 sekondash, për shkak se preku vijën e bardhë pas pit stopit.
Në vendin e tretë u rendit braziliani Masa me Uilliams, duke kapur për herë të parë podin në këtë sezon, ndërsa Ferrari ka dështuar sërish.
Fetel u rendit i katërti, duke paguar një pit stop tmerrësisht të gjatë, pasi teknikët patën një problem me gomën e djathtë të pasme, por edhe pa atë problem, Fetel e shumta që mund të arrinte ishte vendi i tretë, pasi makina e tij ishte shumë larg ritmit të shkëlqyer të Mercedesëve kryesues. 


Sigal