Formula 1: Çmimi i Madh i Singaporit do të vazhdojë deri në 2021

497
Çmimi i Madh i Singaporit në Formula 1 (që do të diskutohet këtë fundjavë), do të vazhdojë deri në 2021, sipas marrëveshjes së arritur për zgjatjen me katër vjet, duke nisur nga 2018, kanë bërë të ditur organizatorët të premten.
“Formula 1 bën të ditur se me organizatorët e Çmimit të Madh të Singaporit dhe zyrën e turizmit në Singapor, kanë arritur marrëveshjen që Çmimi i Madh të zgjatet me katër vjet të tjera, nga 2018 – 2021”, theksohej në një njoftim zyrtar.
“Akordi është arritur të premten pas diskutimeve të gjata”, ka konfirmuar për shtypin ministri i Tregtisë, S. Iswaran.
“Çmimi i Madh gjeneron të ardhura të kënaqshme për ekonominë tonë dhe për F1”, theksoi ai.
“Çmimi i Madh i Singaporit, theksoi padroni i F1, Chase Carey, është porta jone për të hyrë në Azi, çka është shumë e rëndësishme për të ardhmen dhe zhvillimin tonë”.
Çmimi i Madh i Singaporit, që zhvillohet në “Marina Bay”, figuron në kalendarin e Kampionatit botëror që nga 2008.
Sigal