Formula 1, 20 vjeçari Verstapen fiton në Malajzi, Hemilton mban kreun

1237
Dje u zhvillua gara e radhës e Botërorit të Formula 1, dhe në Malajzi ka fituar 20 vjeçari i Red Bull, Maks Verstapen. Kur pritej dueli Ferrari-Mercedes, në këtë garë piloti i Red Bullit regjistruar fitoren e tij të dytë në karrierë, por që në këtë sezon i jep shansin të festojë në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe 20-vjetorin e lindjes. Në Malajzi, surpriza jo të mira për Ferrarin rishfaqen që në start, kur Kimi Raikkonen nuk niset, ndërkohë që Derrari tjetër i Sebastian Vettel ndodhej në fund. Kështu që, në këtë garë ishte një pistë krejtësisht e lirë për Luis Hemilton të Mercedes, por makinat Red Bull pas tij ishin në një ditë shumë të mirë. Kështu, Verstapen e parakalon shumë shpejt liderin e Botërorit, duke e udhëhequr garën deri në fund i pa shqetësuar, ndërkohë që nga prapavija, Vetel dhuron spektakël duke parakaluar shumë shpejt këdo kishte përpara, dhe në gjysmën e garës e gjen veten në vendin e katërt. Derrari dhe piloti i tyre gjerman për pak menduan të arrinin edhe podiumin, në një duel që zgjati disa xhiro me Daniel Riçardon e vendit të tretë, por gjithçka u bë e pamundur, pasi gomat e Ferrarit nuk funksionuan plotësisht, çka e detyroi Sebastian Vetelin që të kënaqej me vendin e katërt, vend që ja zbeh dukshëm shanset për titullin kampion. Gjithsesi, si për të mbyllur këtë fundjavë, makina Derrari me numrin 5 nuk mundi të shkojë vetë në bokse në fundin e garës, pasi Vetel u godit nga Lance Stroll i Uilliams në xhiron e përshëndetjes. Ndërkohë, gara e radhës e Formula 1 do të jetë më 8 tetor, Çmimi i Madh i Japonisë.
RENDITJA NË MALAJZI
Piloti Skuderia Koha P
1.M.Verstape Red Bull 1:30:01.290 25
2.L. Hemilton Mercedes +12.770s 18
3.D. Riçardo Red Bull +22.519s 15
4.S. Vetel Ferrari +37.362s 12
5.V. Botas Mercedes +56.021s 10
6.S. Perez Force India +78.630s 8
7.S. Vendurn McLaren +1 xhiro 6
8.L. Stroll Uilliams +1 xhiro 4
9.F. Masa Uilliams +1 xhiro 2
10.E. Okon Force India +1 xhiro 1
KONSTRUKTORËT
Skuderia Pikë
1.Mercedes 503
2.Ferrari 385
3.Red Bull 270
4.Force India 133
5.Uilliams 65
6.Toro Roso 52
7.Renault 42
8.HAAS 37
9.McLaren 23
10.Sauber 5
Sigal