Formacioni i shekullit, nëntë yje nga “El Clasico” spanjolle

537
Dje, UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të shekullit. Në këtë 11-ësh, dy skuadrat që dominojnë futbollin spanjoll dhe atë evropian, Real Madrid edhe Barcelona, kanë dominuar në këtë formacion, ndaj UEFA i ka “shpërblyer” duke vendosur shumë yje të tyre. Sipas UEFA-s, formacioni është 1-4-3-3, me këta futbollistë: Kasijas (Real Madrid), Lahm (Bajern Mynih), Pyjol (Barcelona), Pike (Barcelona), Ramos (Barcelona), Ksavi (Barcelona), Iniesta (Barcelona), Zherard (Liverpul), Henri (Arsenal), Mesi (Barcelona), Ronaldo (Real Madrid). Sulmuesi portugez është radhitur 11 herë në formacionin e UEFA-s, i ndjekur nga Mesi 8 herë, dhe pas tij vijnë Kasijas, Pyol, Ramos dhe Iniesta me nga 6 herë fitues.
Sigal