Formacionet zyrtare/ Zvicra sfidon Suedinë me një kapiten shqiptar

568
Sigal

Pas pak minutash në Shën Petersburg, Suedia dhe Zvicra do të luajnë ndoshta duelin më të balancuar të fazës së 1/8-ve, për të siguruar një biletë për në çerekfinale.

Helvetët shikohen pak më në avantazh, por gjithsesi do të jetë një duel shumë i hapur, me të dyja skuadrat që pritet që të jenë shumë të kujdesshme në fazën mbrojtëse. Interesant është fakti se për helvetët kapiten do të jetë një futbollist me origjinë shqiptarë, Valon Behrami, pasi mungon Lichsteiner për shkak kartonësh. Xhaka, Xhemaili dhe Shaqiri ndërkohë do të jenë tre shqiptarët e tjerë që do ta nisin nga minuta e parë..

Në krahun tjetër Suedia do të përpiqet që t’i hapë probleme zviceranëve, duke hedhur në fushë Forsberg, Berg dhe Toivonen.