Formacionet zyrtare të dy sfidave të mbrëmjes në Champions League

488
Sigal

Sonte në mbrëmje do të mësohen emrat e dy skuadrave të fundit çerekfinaliste të Ligës së Kampioneve. Në Allianz Arena do të luhet sfida mes Bayernit të Mynihut dhe Liverpoolit. Skuadra bavareze po jeton një moment të mirë në kampionat dhe në ndeshjen e sotme do të kërkojë të kualifikohet për në çerekfinale për të 8 vit radhazi.

Në ndeshjen tjetër Barcelona do të presë Olympique të Lionit, me katalanasit që kanë të njëjtën detyrë si Bayerni, të fitojnë me çdo kusht me francezët pasi në ndeshjen e parë barazuan 0-0. Në listën e të grumbulluarve të Valverdes në këtë ndeshje figuron edhe emri i Dembele, por duket e vështirë që ai të luajë titullar në këtë përballje.