Formacionet zyrtare/ Roma me dy mungesa të mëdha në super sfidën ndaj Interit

141

Seria A do të hapë javën e 15-të me një duel që premton spektakël mes Interit dhe Romës. Në “San Siro” zikaltërit do të provojnë që të ruajnë kryesimin, teksa trajneri Conte do të luajë me vendosjen e zakonshme 3-5-2.

Në mesfushë për shkak emergjence nga dëmtimet do të luajnë Borja Valero dhe Vecino, ndërkohë që Biraghi dhe Candreva do të aktivizohen në krahët e mesfushës. Lukaku dhe Lautaro Martinez si gjithmonë do të formojnë dyshen e repartit të avancuar.

Në krahun tjetër trajneri Fonseca do të ketë dy mungesa të mëdha. Në portë nuk do të jetë Pau Lopez për shkak të një dëmtimi, teksa vendin e tij do ta zërë Mirante. Probleme verdhekuqtë do të kenë edhe në sulm, pasi Dzeko nuk ia ka dalë të mposhtë gjendjen gripale, duke e nisur takimin nga stoli. Zaniolo do të jetë sulmuesi i avancuar, i mbështetur nga Mkhitaryan, Pellegrini dhe Perotti.