Formacionet zyrtare: Cardiff City – Liverpool

437
Sigal

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Cardiff City – Liverpool.

‘The Reds’ do të kenë testin e radhës kundër skuadrës së Neil Warnock, në udhëtim, në kuadër të xhiros së 34-të në Premierligë, shkruan lajmi.net.

Lojtarët e Jurgen Klopp konsiderohen si favoritët absolut në takimin nga i cili kërkojnë asgjë më pak sesa tri pikët.

Fitorja është rruga e vetme për Liverpool që të kthehen në krye të tabelës, ku përkohësisht po qëndron Manchester City.

Ndeshja mes Cardiff dhe Liverpool do të luhet me fillim nga ora 17:00. Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet zyrtare për këtë takim.