Formacionet/ Real Madrid-Barcelona/ Zidan surprizon me mesfushën, Isko përfundon në stol

927
“El Classico” është një nga ngjarjet sport ive më të ndjekura në të gjithë botën. Më shumë se 100 vende anembanë globit janë në pritje të përballjes më madhështore të kampionatit spanjoll, mes Realit të Madridit e Barcelonës.
Të dy skuadrat kanë bërë publike formacionet zyrtare. Surprizë e vetme në 11-çet e përzgjedhura e ka bërë Zinedin Zidan teksa nga minuta e parë nuk do të jetë Isko, por Kovaçiç.
Pavarësisht orarit të pazakontë, klasikja pritet të tërheqë vëmendjen e qindra milionë njerëzve nga e gjithë bota, ndërsa nga harta globale e transmetimit, mungojnë vetëm 4 shtete, Malta, Papua Guinea e Re, Mongolia dhe Korea e Veriut.


Sigal