Forma pozitive bind Ibrën, suedezi njofton se do të rikthehet me kombëtaren për Botërorin

643
Zlatan Ibrahimovich me dy ndeshjet e para në ‘MLS’ ka bërë për vete të gjithë Amerikën. Gjigandi suedez pas dy golave dhe një asist në ndeshjen debutuese ka arritur të realizojë sërish në takimin e fundit, duke i dhënë fitoren ekipit të Los Angelos.
Kjo formë që po kalon e ka bindur 36-vjeçarin të ndryshojë vendimin e marrë në 2016, kur u tërhoq nga Kombëtarja. Zlatan duke parë edhe se Suedia do të marrë pjesë në Botëror ka menduar të rikthehet në kombëtaren nordike.
Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale ku pas ndeshjes së fundit ka shkruar: “Shanset që unë të luajë në Kupën e Botës janë të mëdha.”
Nëse Ibra ka vendosur të rikthehet vështirë se suedezet do të jenë kundër pasi Zlatan ka qenë gjithmonë lideri për ta.
Sigal