Forma e mirë dhe golat deciziv, Milan “blindon” Patrick Cutrone

763
Golat deciziv dhe forma e mirë, kanë bindur drejtuesit e Milanit për të rinovuar kontratën e Patrick Cutrone. 
Sipas mediave pranë klubit kuqezi, Cutrone do të nënshkruajë deri në vitin 2023 me “djallin” ndërsa pritet që të mos përfshihet asnjë klauzolë largimi.
Megjithatë “Sky” raporton se marrëveshja mes palëve është arritur tashmë, ku thekson se Cutrone do të përfitoj 1.1 milionë euro nga ku kjo shumë do të rritet në bazë të bonuseve që sulmuesi do të arrij me skuadrën kuqezi. 
Deri në këtë pikë të sezonit, Cutrone ka veshur në 21 takime fanelën e Milanit, duke gjetur 7 herë rrjetën.
Sigal