Sigal

Davide Capello, ish-futbollist i disa skuadrave në Itali, e quan një mrekulli që ende vijon të jetë gjallë. Kjo për shkak se ai ndodhej në urën Morandi që u shemb sot në Genova dhe që i mori jetën 35 personave.

Capello bëri një fluturim prej 30 metrash me makinën e tij, duke përfunduar në rrënoja, por fatmirësisht është mirë. “Është e pabesueshme”,- tha ai.

“Së pari dëgjova një zhurmë, pastaj gjithçka u shemb. Ishte një mrekulli! Po shkoja në Xhenoa, isha në urë. Dëgjova një zhurmë, pastaj kolaps. Bëra 30 metra fluturim me makinën, e cila ra mes kolonave dhe rrënojave të betonit”, tha ai për “Sky Tg24”.

Davide Kapelo, që tashmë është zjarrfikës, luajti me Kaljarin, Savonan dhe ekipin kombëtar U-20. “E kalova atë rrugë, një nga më të ngarkuarat në Itali. Pashë fundin e rrugës, ishte një frikë e madhe, ndaj nuk e di sesi makina ime mbijetoi”,- përfundoi ish-portieri.