Sigal

Florian Marku, luftëtari shqiptar i arteve marciale mikse, nuk do të jetë në gjende të dyluftojë në Ferizaj kundër sportistit rus më 14 shtator.

Lajmin e ka dhënë vetë Marku, që në rrjetet sociale ka njoftuar se ka pësuar një aksident, që i pamundëson mosqenien në formë në këtë përballje.

Nga foto e postuar duket se Marku ka pësuar një prerje të thellë në krahë.

Ndeshja e planifikuar më 14 shtator do të shtyhet për disa javë.